Plani i shpenzimeve të Greqisë – Do të testojë tregjet me buxhetin e parë jashtë programit të ndihmave

Greqia pritet të nisë një betejë tjetër me kreditorët dhe tregjet financiarë.  Qeveria prezantoi në fillim të javës projekt-buxhetin e vitit 2019,  ku u projektuan 2 skenare për planin e shpenzimeve dhe objektivat ekonomik në vitin e ardhshëm. Një prej këtyre përfshinte uljen e pensioneve në linjë me pritshmëritë e kreditorëve. Plani tjetër i shpenzimeve nuk përfshinte uljen e pensioneve, megjithatë, tregonte se qeveria greke është e gatshme për të bërë ndryshime të reformave që kishte rënë dakord më parë me kreditorët.

Ulja e pensioneve do të nisë në Janar dhe është një nga reformat më të vështira që janë rënë dakord.  Ndryshimet në pensione, apo reforma të tjera, mund të nxisin përballje me institucionet Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ky i fundit deklaroi muajin e kaluar se ulja e pensioneve për vitin 2019 është pjesë e reformave që qeveria greke ka rënë dakord dhe se Greqisë i duhet të tregoi se është miqësore ndaj investitorëve. Buxheti i vitit 2019 është i pari në një dekadë ku Greqia nuk është subject i ndihmave ndërkombëtare.

Megjithatë, Athina premtoi këtë javë se do t’i respektojë objektivat fiskalë të rënë dakord me kreditorët. Greqia e përfundoi programin e tretë të ndihmave në muajin Gusht dhe ka premtuar se do t’i bindet objektivave fiskalë në vitet e ardhshme, në këmbim të lehtësimit të borxhit.  Nën një marrëveshje të tilla, Greqia duhet të arrijë një suficit primar në buxhet prej 3.5% çdo vit deri në 2020-ën. Megjithatë, Athina zyrtare bëri të ditur këtë javë se do të arrijë një suficit primar, përjashtuar kostot e shërbimit të borxhit, prej 4.14% të PBB në vitin 2019.

SHKARKO APP