“Plas” në Greqi, Kotzias akuzon rëndë ministrin Kamenos

Ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka ngritur akuza të rënda nga ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos. Në një intervistë për Kreta TV, Kotzias tha se diskutimi për marrëveshjen e Prespës në këshillin ministror u mbulua me ton balte nga ministri i Mbrojtjes, jo vetëm për fonde sekrete por edhe me akuza se qeveria paguhet nga Soros të blejë të huaj për interesa.

“I vetmi që reagoi kundër isha unë, në një qeveri që kërcënohet madje në këtë formë nuk kam vend. Tjetër ministër duhet të largohej. Por…”, tha Kotzias.

Për debatin e marrëveshjes së Prespës ish-ministri theksoi se “janë kryer 4 takime ministrore të cilat Kamenos nuk ka pranuar te paraqitet.

Kotzias ka bërë të qartë se marrëveshja mund të arrinte në dhjetor në parlamentin grek, çfarë binte në kundërshtim me interesat e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos, që paraqiti dhe një plan B, pa dijeninë e tij në Amerikë.

“Madje, ky plan B u paraqit dhe si strategjia serioze e palës greke, duke e nënvleftësuar marrëveshjen e Prespës si jo primare për qeverinë”, tha ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, në komentet kundër anëtarit ‘të vogël’ të koalicionit qeveritar, Panos Kamenos.

SHKARKO APP