Po planifikonte sulm me bombë, vritet nga policia anëtari i ISIS

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë një anëtar të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik dhe kanë arrestuar katër të tjerë, të gjithë të dyshuar për planifikimin e një atentati me bombë, njoftuan dje autoritetet.

“Automjeti që transportonte pesë të dyshuarit u ndalua në rajonin jugor të Hatayt, kufi me Sirinë, pas informacioneve për ardhjen e tyre në vendin tonë për të kryer një atentat me bombë”, deklaroi zyra e guvernatorit të provincës.

 Ai shtoi se katër prej tyre iu ishin dorëzuar forcave të policisë, por këtyre të fundit iu është dashur të hapin zjarr ndaj të pestit, i cili ka tentuar t’i sulmojë.

“Identifikuar si një sirian, ai ka humbur jetën”, sipas komunikatës së zyrës së qeverisë.

Dy të huaj të hyrë ilegalisht në Turqi dhe gjithashtu të dyshuar se i përkisnin Shtetit Islamik u arrestuan të enjten në Stamboll”, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadolu Agency”.

“Këta persona, kombësia e të cilëve nuk u zbulua, akuzohen për përgatitjen e një atentati dhe policia ka sekuestruar një armë automatike, dy pistoleta dhe municione gjatë operacioneve që çuan në arrestimin e tyre”,- sipas të njëjtit burim.

SHKARKO APP