Po vjen vera, por në Bosnjë bie borë e madhe

Në Korçanicë të Bosnjë dhe Herzegovinës ka rënë borë e madhe, edhe pse jemi në kohën që po vjen vera.  Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shikohet sesi vendi është mbuluar nga dëbora.

Korçanica gjendet 32 kilometra nga Sanski Mosti dhe është pjesë e malit Grmeç. Kjo zonë njihet për sasinë e madhe të borës që e “grumbullon” gjatë dimrit, por jo në maj, siç ka ndodhur këtë herë.

Siç mund edhe ta shihni, bora e madhe ka kapluar vendin, duke bërë thuajse çdo gjë vështirësisht të kalueshme.

SHKARKO APP