Policët e Kosovës janë keqtrajtuar? Vuçiç: Ata atje hanë rrush, ëmbëlsira, pinë Coca-Cola

Serbia refuzon zyrtarisht ftesën e BE-së për takim urgjent lidhur me zgjidhjen e krizës me Kosovën. Presidenti Aleksandër Vuçiç e dha lajmin gjatë këshillit strategjik për bashkëpunim me Hungarinë. Një kërkesë në formën e një këshille, për lirimin e 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer i erdhi edhe nga miku i tij.

“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandër, të mendoni mirë për këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për t’ju dëmtuar dhe kjo është një situatë e tillë, për të cilën mendoj se do të ishte mirë për ju që të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë dhe t’i ktheni ata tre shqiptarë në Kosovë”,-tha kryeministri i Hungarisë.

Vuçiç anashkaloi përgjigjen për këtë kërkesë, por adresoi shqetësimet për keqtrajtimin e policëve të Kosovës, të cilëve iu shqiptua masa e paraburgimit për 30 ditë në Kralevë. “Ata atje hanë rrush, ëmbëlsira, pinë Coca-Cola dhe asgjë nuk u mungon”,-tha Vuçiç.

SHKARKO APP