Policët i bëjnë “surprizë” në shtëpi, si e kapën mat shqiptarin me 600 kg kokainë
Dy shqiptarë janë arrestuar në Milano pasi u kapën me drogë. Ata ranë në prangat e policisë pasi iu gjetën në kuzhinën e një banese në sheshin Sant’Apollinare 631 kg kokainë.
Pas hetimeve të nisura me kohë dhe dyshimeve të ngritura nga banorët e zonës për lëvizjet e dy shqiptarëve, policia bastisi në banesën e tyre duke i sekuestruar drogën.
Por ajo që bëri përshtypje në lajmin e raportuar nga mediat italiane ishte fakti se gjatë momentit të kontrollit, një prej shqiptarëve është përplasur fizikisht me dy prej efektivëve italianë duke i rrëzuar ata në tokë.
Por duke qenë se karabinierët që ndërhynë ishin të shumtë, mundën ta vinin nën kontroll situatën. Gjatë kontrollit në shtëpi, përveç drogës u gjetën edhe mijëra euro, të cilat po ashtu ishin të fshehura në sirtarët e dollapëve të kuzhinës.
Në momentin e bastisjes së shtëpisë në banesë ndodhej vetëm njëri prej shqiptarëve, ndërsa tjetri u kap kur po kthehej, pa e ditur që e prisnin prangat.