Policët kosovarë refuzojnë vendimin e qeverisë: Nuk i qortojmë serbët

Rajoni i policisë së Kosovës në veri, refuzon të zbatojë vendimin e qeverisë ”Kurti” për targat e vjetra serbe. Drejtori Nenad Gjuriç, pas një takimi me anëtarët e Listës Serbe, tha se policët e komisariatit të tij nuk do ta zbatojnë vendimin, pasi sipas tij është politik dhe kundër komunitetit serb.

Gjuriç shtoi edhe se prezenca e forcave speciale në komunat me shumicë serbe ishte pa dijeninë dhe aprovimin e tij dhe se një gjë e tillë “sjell frikë dhe trazira për njerëzit”.

Kjo vjen pas raportimit se një automjet që kishte ndërruar targat e vjetra serbe në RKS ishte djegur në veri të Kosovës.

SHKARKO APP