Policia e Kosovës arreston serbin, reagon menjëherë Lista Serbe
Policia e Kosovës arrestoi në pikën kufitare të Bërnjakut një shtetas serbe për “shkelje të rendit kushtetues”.
Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e cilësoi si ‘akt terrori’ arrestimin e Sreçko Sofronijeviç, duke aluduar për një listë të arrestimesh të përgatitur nga Policia e Kosovës.
“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviç është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e Listës Serbe.
Arrestimi i serbit, është bërë në Bërnjak dhe ndaj tij është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.