Policia e Kosovës shpërndan ushqime për serbët në Banjskë, Kurti: Faleminderit për qetësinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bën me dije se Policia e Kosovës, krahas operacionit anti-terror, ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore te banorët serbë të Kosovës në Banjskë. Kreu i qeverisë i ka falënderuar ata për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre.
“Krahas operacionit të saj anti-terror, Policia e Kosovës ka shpërndarë më shumë se 100 pako ushqimore në Banjskë për banorët serbë të Kosovës në këtë zonë, përveç adresimit të nevojave të tjera elementare.
I falënderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.
Alongside its anti-terror operation, @Kosovo_Police has distributed 100+ food packages in Banjskë to the majority Kosova-Serb residents in the area, in addition to addressing other basic needs. I thank our citizens for their calm, prudence & trust. The Police are at your service. pic.twitter.com/XiNS4GbcoY
— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2023