Policia gjobit ”pilotin”, u kap me 234 kilometra në orë
Rajoni E Mërkurë, 14 Shtator 2022 21:55
Policia e Kosovës raporton se ka ndëshkuar një drejtues automjeti, i cili është kapur nga radari me më shumë se 100 kilometra në orë. Në një zonë ku lejohej deri në 130 km në orë, ai ishte duke lëvizur me 234 kilometra në orë. Policia bën të ditur se e ka ndëshkuar drejtuesin e mjetit me 300 euro gjobë, i ka zbritur 3 pikë nga patenta, të cilën ia kanë pezulluar për 3 muaj.