Policia greke qëllon me armë emigrantët romë
Në Greqi ndodhi e njëjta gjë si me rastin ”Kacifas” në Bularat, ku policia ju përgjigj agresionit. Sipas medias greke ”Greek Reporter”, policia ka qëlluar me armë në drejtim të emigrantëve romë.
Mësohet se dy pjesëtarë të komunitetit rom po udhëtonin me makinë, kur u ndalën pasi zyrtarët e policisë konstatuan muzikën me zë të lartë dhe se ata po vepronin çuditërisht.
Por emigrantët u përgjigj me agresion. Dy oficerët u sulmuan me gurë nga më shumë se 20 persona nga një kamp rom që ishte aty pranë vendngjarjes, ndërsa dy emigrantët e dehur filluan të qëllonin me armë. Një nga oficerët e policisë, u përgjigj agresionit duke qëlluar me armë në ajër.
Nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur me romët që sulmuan policinë por media greke shkruajnë se forcat e rendit duhet të ishin përgjigjur më ashpër, pasi është e papranueshme që dikush të sulmojnë policinë. Janë po të njëjtat media greke që shkruajnë se policia shqiptare nuk duhet të kishte qëlluar ndaj Kostandinos Kacifas edhe pse ky i fundit qëlloi drejt policisë.
/Koha Jonë/