Policia greke sekuestron 75 kg kanabis në zonën e Igumenicës

Sipas policisë greke është vendosur në pranga shtetasi grek me origjinë shqiptare.

Bëhet me dije se policia helene kishte informacion për trafikun e lëndës narkotike, dhe sapo automjeti i markës “Volvo” me targa greke hyri në territorin grek nga dogana e Qaf Botës, u vu në vëzhgim dhe pak në hyrje të qytetit të Igumenicës u bë i mundur ndalimi i tij.

Për gjetjen e drogës u përdor edhe qeni i policisë me emrin Lusi. I arrestuari fillimisht mohoi se po transportonte lëndë narkotike, por gjetja e pakove të fshehura në bazamentin e bombulës së gazit dhe vendit të krijuar rishtaz në bazamentin e sediljeve të makinës, nuk la shumë vend për mohim të aktivitetit të tij kriminal.

Ai u vu në pranga ndërsa automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan. Policia po heton lidhur me pritësit e ngarkesës dhe arrestimin e tyre.

SHKARKO APP