Policia greke “terror” ndaj shqiptarëve në Greqi,

Fotografia e disa ushtarëve shqiptarë të Greqisë, teksa kanë pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës ka acaruar shumë autoritetet greke.

Vetë ministri i Mbrojtjes në Greqi kërkoi dënim maksimal për këta ushtarë, madje pritet që për ta të mblidhet parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme.

Një veprim absolutisht i pamenduar gjatë nga këta ushtarë shqiptarë, mesa duket do të rezultojë fatal për ta. Pavarësisht faktit se foto të tilla kanë bërë edhe ushtarë shqiptarë në Itali, Amerikë, Francë, madje edhe qytetarë të këtyre vendeve, konkteksti historik në të cilën ndodhet Shqipëria dhe Greqia, bën që shteti ynë fqinjë çdo veprim të shqiptarëve ta marrë si provokim lufte, edhe nëse nuk është aspak kështu.

Kjo duket edhe në “terrorin” që Policia greke ka ndërmarrë si aksion ndaj shqiptarëve për të kjthyer për në vendlindje këdo që është pa letra. Rasti konkret ka ndodhur mbrëmë me një të ri, i cili tha se sapo kishte mbaruar punën, kur po kthehej në shtëpi, dy motorë të Policisë greke i presin rrugën dhe i kërkojnë dokumentet. Ai shkroi menjëherë pranë JOQ, për të paralajmëruar të gjithë shqiptarët e tjerë që të bëjnë kujdes në këto ditë.

“U habita se kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë, por që pas fotografisë së ushtarëve gjendja është acaruar edhe për ne të tjerët. Duke qenë se nuk më ka ndodhur më parë të më ndalë policia greke në këtë mënyrë, nuk i kisha marrë letrat me vete dhe u thashë që i kisha harruar në shtëpi. Ata më çuan menjëherë në komisariat. Nga aty telefonova familjen që më sollën letrat. Po u them të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Greqi, këtë kohë mos lëvizni pa letra. Edhe diçka tjetër, për mendimin tim ushtarët që kanë bërë shqiponjën kanë bërë gabim shumë të madh.”/JOQ

SHKARKO APP