Policia serbe kontroll gazetarëve dhe artistëve në kufi, zbulohet arsyeja

Sot në kryeqytetin serb Beograd do të mbahet festivali “Mirëdita, dobar dan”. Kjo ngjarje kulturore prezanton kulturën e Kosovës në Serbi që nga viti 2014.

Megjithëse një event kulturor dhe që i shërben bashkimit të kulturave në Ballkan, policia serbe ka zhvilluar kontroll të imtësishëm mbi gazetarët dhe artistët shqiptarë që donin të shkonin për Beograd. Policia kufitare e Serbisë, u ka bërë kontroll të detajuar për të parë nëse ata kanë simbole të shtetit të Kosovës.

Fesitvali “Mirëdita, Dobar dan!” organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

SHKARKO APP