Policia turke bastisje në vend, në kërkim të 150 “gylenistëve”
Policia turke të premten nisi bastisjet në mbarë vendin për të kapur afro 150 persona, duke përfshirë personelin ushtarak, të dyshuar për lidhje me grupin e fajësuar për përpjekjet e grusht-shtetit në vitin 2016, njoftoi media lokale.
Prokurorët në Stamboll, Konia dhe Ankara lëshuan urdhër-arrestet për 137 vetë si pjesë e hetimeve të ndryshme për ndjekësit e predikuesit mysliman me vendbanim në SHBA, Fethullah Gulen, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu dhe transmetuesi NTV.
Turqia pretendon se Gulen urdhëroi përpjekjen e grushtit të shtetit kundër Presidentit Rexhep Tajip Erdogan më 15 korrik 2016 – një akuzë që Gulen e mohon fuqishëm.
Bastisjet u zhvilluan në më shumë se 30 provinca, përfshirë Ankaranë, ku prokurori publik lëshoi urdhër-arrest për 35 oficerë të joaktivë të marinës, duke përfshirë edhe 10 akoma në detyrë aktive.
Dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar në lidhje me dyshimet se janë pjesë e organizatave të Gulenit që nga viti 2016, ndërsa mbi 100,000 janë shkarkuar ose pezulluar nga sektori publik.
Edhe pse Ankaraja është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aleatët e saj perëndimorë mbi shkallën e goditjes, bastisjet kanë vazhduar në javët e fundit, shkruan rel.
Zyrtarët turq theksojnë se operacionet janë të nevojshme për të hequr “virusin” e shkaktuar nga infiltrimi i lëvizjes së Gulenit në institucionet kryesore turke.