Politikani serb: BE është një tigër pa dhëmbë
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, nuk i kursen akuzat ndaj Bruseklit në lidhje me atë që ai e quan mungesë reagimi në lidhje me moszbatimin e marrëveshjes së asociacionit.
“Brukseli reagon si një tigër pa dhëmbë. Ata nuk kritikojnë dhe nuk reagojnë. Prishtina vazhdimisht njofton se janë të gatshëm të flasin për zgjidhjen përfundimtare, por ata më shumë përqendrohen në formimin e Ushtrisë”, deklaroi Drecun.
Sipas tij, Kosova po tenton të përfitojë në kohë me marrëveshjen për bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
“Ata po presin zgjidhjen përfundimtare, dhe nëpërmjet kësaj të pranohet pavarësia. Ata tregojnë se të gjitha këto po vonojnë zbatimin e asociacionit”, deklaroi Milovan Drecun.
Afati i fundit i caktuar nga BE-ja për Kosovën për paraqitjen e statutit të asociacionit është 4 gushti.