Portugalia eviton turpërimin ndaj Luksemburgut, Belgjika dhe Holanda fitore me goleada (VIDEO)

Portugalia eviton turpërimin ndaj Luksemburgut, duke arritur një fitore me përmbysje 3-1 në transfertë. Gerson Rodrigues shokoi luzitanët në minutën e 30-të, ndërkohë që goli i barazimit erdhi vetëm në shtesën e pjesës së parë me Diogo Jotën. Në fillimin e fraksionit të dytë Ronaldo kaloi në avantazh Portugalinë, ndërkohë që Joao Palhinha shënoi golin e tretë.

Belgjika shpartalloi 8-0 Bjellorusinë. 4 nga golat u shënuan në pjesën e parë me Batshuayi, Vanaken, Trossard dhe Doku, ndërkohë që në fraksionin e dytë Trossard dhe Vanaken kompletuan dopietën, ndërkohë që realizuan edhe Praet dhe Benteke.

E pamëshirshme ishte edhe Holanda, që mundi 7-0 në tansfertë Gjibraltarin. Berghuis shënoi në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytë, do të shënonin de Jong, Depay, Ëijnaldum, Malen, Van de Beek dhe sërish Depay. /R.Lika-Koha Jone/



SHKARKO APP