Prangoset avokati i njohur, pjesë e bandës që vrau Albert Bakon në burg

Avokati grek 85-vjeçar, Aleksandros Likurezos është arrestuar për implikimin në grupin “Mafia e Burgut”, në burgun e Koridalos. Arrestimi ka ardhur pas zbulimit të disa bisedave të përgjuara me kreun e bandës kriminale i cili dyshohet të jetë një shqiptar. Bisedat u referoheshin shumave të mëdha të parave që jepeshin mes avokatëve.

Avokati i arrestuar ka qenë gjithashtu i lidhur dhe me vrasjen e shqiptarit Albert Bako i cili është vrarë po në burgun e Koridalos gjatë një përplasje të dhunshme mes grupeve kriminale rivale. Videoja e vrasjes makabre të Albert Bakos u publikua pak ditë më parë, ndërsa shkaktoi një reagim të ashpër si nga ana e opinionit publik në Greqi ashtun edhe në Shqipëri, për mënyrën e trajtimit të të dënuarve shqiptarë atje.

Aleksandros Likurezos është një person me influencë të madhe në jetën publike greke, 85 vjeçari Aleksandros Likurezos është mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët i ka kryesisht personazhe të njohur publik.

Albert Bako

“Mafia e burgut” – Korydhalos, avokati i arrestuar mbrojti interesat e ekstremistit që u vra në Bularat

Njësitë e kundërterrorizmit në policinë greke kanë arrestuar dje një ndër avokatët më të njohur në end, Alexandros Lykourezos, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij.

Akuza që ngrihet ndaj avokatit, i cili për një periudhë kohe mori në mbrojtje edhe interesat e familjes Katsifas në Bularat është përfshirje në atë që media greke e quan Mafia e Burgjeve dhe që kryesisht kryen aktivitetin në burgun e sigurisë së lartë të Korydhalos.

Bashkë me Lykurezos ka rënë në pranga edhe avokati tjetër Theodoros Panagopoulos, ndërkohë që një tjetër avokat, Giorgos Antonopoulos, mbahet në mbikëqyrje.

Ky i fundit sipas policisë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm telefonik me kreun e bandës së burgut në fjalë, Claudian Lekotsai.

Lykourezos dhe Panagopoulos kanë përfaqësuar në gjyq Antonopoulos në një gjyq kundër dy shqiptarëve të akuzuar pr tentativë vrasjeje ndaj tij në vitin 2014. Dy shqiptarët thuhet se kanë qenë të implikuar në vrasjen në vitin 2017 të një tjetër avokati, Michalis Zafeiropoulos.

SHKARKO APP