Prapë arrestime në Maqedoni, arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret
Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov.
Mediat maqedonase raportojnë se arrestimi i Mijallkov është bërë pak çaste më parë në Shkup. Akuzat që rëndojnë mbi Mijallkov janë ato për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion.
Ai është vënë në pranga nga policia në hotelin e quajtur “Meriot” në kryeqytetin maqedonas. Mësohet se Mijallkov është dërguar për në burgun e Shutkës.
Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim të pushtetit, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si kreu i DSK-së në periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit.
Sasho MIjallokov është kushëri i parë i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili po ashtu është dënuar me dy vjet burgim, ndërkohë që po zhvillohet edhe disa procese tjera gjyqësore për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.