Presidenti Biden dëshmitar për UÇK-në në Hagë? Avokati i Thaçit sqaron gjithçka
Më 11 prill, do të mbahet seanca e radhës në Hagë, në gjyqin e madh kundër ish-liderëve të UÇK-së. Në këtë seancë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të dëshmojnë 11 dëshmitarë.
Avokatët e Hashim Thaçit kanë sjellë edhe deklarime të udhëheqësve të ndryshëm botërore mes të cilëve dhe presidenti Joe Biden për të mbrojtur klientët e tyre. Ata janë pyetur sesa mundësi ka që në këtë proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës të ftohet presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
“Do të jetë pak e vështirë”, është përgjigjur avokati i Thaçit. “Si President i shteteve të Bashkuara të Amerikës ai është pak i zënë. Ai është pjesë e provave, sepse ne paraqitëm disa prova në radhë sepse në korrik të ’99-ës ai kishte një bisedë me Thaçin për të cilën ka folur edhe në Komitetin për Punë të Jashtme”, është shprehur avokati i Hashim Thaçit.