Presidenti grek: Nuk mund të mbajmë gjithë refugjatët

Nga Kujtim Vani (Athinë) / “Me kërkesë të Kryeministrit. Aleksis Tsipras, Presidenti i Republikës së Greqisë. Prokopios Pavlopulos  të premten më 4 mars 2016 në orën 12.00, ka mbledhur në një takim liderët e partive politike parlamentare, ku është diskutuar për 8 orë rrjesh në lidhje me situatën e krijuar nga refugjatët që ndodhen aktualisht dhe vazhdojnë ende të hyjnë në Greqi, me distinacion për vendet e tjera të Europës.

Në takim morën pjesë: Kryeministri dhe kryetari i SYRIZA-s z. Aleksis Tsipras Kryetari i Demokracisë së Re, dhe lideri i opozitës, z Kyriakos Micotaqis. Kryetarja e Pasokut znj. Fofi Genimata. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, z Dhimitris Koutsoumpas. Kreu i partisë “Lumi”, y. Stavros Theodhorakis. Presidenti i Grekëve të Pavarur, Panos Kameni. Kryetari i Bashkimit të qendrës z. Vassilis Leventis.

Gjatë takimit, kryeministri ka informuar udhëheqësit politikë në lidhje me situatën aktuale të gjendjes së rënduar nga kriza e refugjatëve. Në fund të takimit maratonë ku u diskutua për 8 orë rrjeshtë në lidhje me situatën e rënduar nga refugjatët, liderët politik pavarsisht ngjyrave politike dolën me një vendim të përbashkët për një strategji të unifikuar kombëtare në lidhje me çështjen kritike të emigrantëve që vijnë kryesisht nga Syria.

Strategjia e përbashkët kombëtare mbi bazën e planit të qeverisë. Solidaritet me refugjatët në Greqi, duke reduktuar flukset nga Turqia. Barrë të barabartë dhe shpërndarja e përgjegjësive brenda BE-së, pasojat për ata që nuk respektojnë vendimet e përbashkëta, si dhe bashkëpunim, duke kërkuar zgjidhje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të Detit Egje nga trafikantët, ishin disa nga pikat kryesore të vendimit të marrë nga partitë politike greke.

Vendimi i përbashkët i liderëve të partive parlamentare greke:

 Greqia:

Fryma e humanizmit dhe solidaritetit ndaj refugjatëve dhe forcimi i sigurisë për popullin grek, do të respektojë plotësisht detyrimet e tij në mënyrën e përcaktuar nga vendimet e autoriteteve përkatëse të BE-së.

Ruajtja e kufijve në bashkëpunim me Bashkimit Evropian. Në këtë frymë, jo vetëm të bashkëpunojmë me Frontex, por kërkojmë zgjerimin aktiv dhe evolucionin e shpejtë të Rojeve bregdetare evropiane, duke respektuar sovranitetin kombëtar për sa i përket sigurimit të kufijve të saj. Dhe pas kësaj jemi të gatshëm për të pritur selinë e rojeve bregdetare evropiane. Më tej të bashkëpunojmë plotësisht në fushën e misioneve të miratuara nga NATO, ku kuptohet se Turqia të respektoj detyrimet e veta përkatëse.

 Rritja e strukturave të përkohshme për qendrat e strehimit të refugjatëve, paralele me forcimin për ndalimin e migrantëve të parregullt.

Bashkimi Evropian duhet të:

  1. Të vendosë mbi të gjitha, pa përjashtim, për shtetet anëtare respektimin e plotë të detyrimeve të tyre në drejtim të ndarjes së drejtë dhe proporcionale të refugjatëve, duke e bërë të qartë se veprim i njëanshëm nuk është i lejuar dhe se ata që zgjedhin atë do të kenë pasoja të ngjashme. Në këtë kontekst, duhet të bëjnë të qartë për të gjitha shtetet anëtare që vendet e vijës së frontit, në veçanti Greqia, nuk mund të marrë të gjithë barrën e pritjes të refugjatëve që hyjnë në Bashkimin Evropian, por vetëm peshën e llogaritur bazuar në popullsinë e saj. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë zbatimin e vendimeve për rikthimin e refugjatëve nga Greqia në Turqi.
  2. Për të promovuar, sa më shpejt që të jetë e mundur, për migrantët e parregullt të kthehet skema, për aktivizimin e marrëveshjeve ekzistuese të ripranimit..

III. Për të nxitur bashkëpunimin me Turqinë në mënyrë që të dy vendet të ndalojn menjëherë rrjedhën e refugjatëve drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu të ndërmarrë menjëherë përgjegjësinë e krijimit të një mekanizmi të qëndrueshëm dhe të besueshëm të lëvizjes së refugjatëve nga Turqia në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian duhet të marrë seriozisht në konsideratë se Turqia ka dështuar të përmbushë detyrimet specifike, të miratuara nga samiti i 29 nëntor 2015.

  1. Për të siguruar në kohën e duhur ndihmën e nevojshme në vendin tonë, kryesisht në mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe logjistike për trajtimin e kushtëzuar humanitar të refugjatëve, ndërkohë që Greqia është, më shumë se çdo shtet tjetër anëtar i BE e ndikuar nga refugjatët.
  2. Të luhet një rol kryesor për zgjidhjen e konfliktit dhe përfundimit të luftës në Siri e cila është shkaku kryesor i krijimit dhe vazhdimit të largimit të refugjatëve nga vendi i tyre dhe të lehtësohet kthimi sa më shpejt të jetë e mundur në shtëpitë e tyre.

III. Situata aktuale flet për nevojën e rishikimit të marrëveshjes Dublin II, qoftë edhe si bazë kalimtare fillimisht për periudhën e urgjencës, deri sa të përgatitet plotësisht dhe të përfundojë përfundimisht.

Presidenti i Republikës ka marrë miratimin e përbashkët prej liderëve të partive politike që e nënshkruajn vendimin e përbashkët në protokollin e mbledhjes duke përjashtuar, Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, z Dhimitris Koutsoumpas dhe kryetarin e Bashkimit të Qendrës, z Vasilis Leventis, të cilët nuk ranë dakort për nënshkrimin e marveshjes së përbashkët.

SHKARKO APP