Presidenti i KE e dha mesazhin në Maqedoni: S’ka datë, por…

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker nisi në Maqedoni turneun e tij ballkanik, pas prezantimit të strategjisë së zgjerimit. Maqedonia dhe Shqipëria po rreshtohen drejt anëtarësimit të plotë.

Strategjia e zgjerimit, ka nxitur debat brenda Europës, ku disa e shohin si ndarje brenda BE-së. Gjermania e quan ngurrues, ndërsa Hungari vazhdon ta shoh procesin si të përshpejtuar.

Një strategji e fundit e BE-së, përfshin një afat kohor për shtetet që potencialisht ti bashkohen bllokut deri në vitin 2025. Megjithatë, Juncker përpara takimit tha se kjo ishte një “datë treguese, një inkurajim në mënyrë që palët e interesuara të punonin për të ndjekur rrugën e BE-së”.

Juncker, në një konferencë për shtyp me Kryeministrin maqedonas, u shpreh se nuk e ka nisur këtë tur për të dhëna data përkatuese për hapje të negociatave, apo për bashkim në bllokun e BE-së.

”Doja të filloja këtu, në këtë vend të vogël të Baltikëve perëndimorë, sepse vendi juaj është pjesë e Europës. Ne duhet të pajtojmë historinë me gjeografinë që është ajo që shtetet anëtare të BE-së dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë me vendin tuaj. Unë jam i kënaqur të shoh vendin tuaj që ka bërë përparim të madh në vitet e fundit dhe po i afrohet Bashkimit Evropian. Por ka një numër hapash për t’u ndërmarrë. Nuk kemi ardhur këtu t’u japim datë për bisedime, por kemi ardhur t’u themi se jeni në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdoni. Mbeten akoma hapa për të bërë drejt reformave”,-u shpreh Juncker.

Presidenti i Komisionit Europian shtoi se nuk donte të hynte në debatin e emrit të vendit. “Po e lë këtë për ta zgjidhur me miqtë tuaj grekë”.

Maqedonia dhe Greqia janë të angazhuar në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të zgjidhur një mosmarrëveshje 27-vjeçare mbi emrin e ish-republikës jugosllave. Udhërrëfyesi i BE-së tha: “Dera e BE-së është e hapur për hyrje të mëtejshme vetëm kur vendet individuale ti kenë plotësuar kriteret”.

Ndërsa kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur që Juncker zgjodhi Maqedoninë si të parën për ta vizituar në turin e tij ballkanik.

“Kam nderin që të falënderoj Junckerin, që e zgjodhi Maqedoninë si të parën për ta vizituar në rajon, ku na njoftoi për strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkan. Me këtë strategji, BE e vërtetoi të ardhmen evropiane të Maqedonisë. Nga ana jonë edhe një herë e përsërisim vullnetin për reforma dhe anëtarësim në organizatat evropine. Sa më shpejtë i zbatojmë reformat, aq më shpejtë do të shkojmë drejt Evropës”, tha kryeministri Zaev.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas, në një postim në Twitter vuri në dukje se ardhja e Z. Juncker erdhi pasi zyrtarët e po riemëronin aeroportin e Shkupit dhe një rrugë kryesore, duke hequr emrin e Aleksandrit të Madh, në një shenjë të vullnetit të mirë.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP