Presidenti i Këshillit Europian në Shkup: Negociatat nisin nëse pranoni propozimin francez

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbëritur në Shkup dhe në konferencës për shyp, i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin francez, në mënyrë që negociatat për anëtarësim të nisin në ditët e ardhshme.

“Jam i bindur që është një zgjidhje e ekuilibruar, që është për të mirën tuaj. Nëse thoni po, atëherë konferenca e parë do të organizohet në ditët e ardhshme”, tha Michel në një konferencë për mediat me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit sqaroi se po pret përfundimin e procesit konsultues për ta firmosur planin Macron, që heq pengesat për nisjen e negociatave te anëtarësimit edhe për Shqipërinë.

Michel dhe Pendarovski diskutuan dhe për shqetësimet e qytetarëve për ruajtjen e identitetit kombëtar, me presidentin maqedonas që kërkoi garanci nga Brukseli për këtë çështje. Nëse ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zgjidhet, përfiton automatikisht edhe Shqipëria.

SHKARKO APP