Presidenti italian nis konsultimet për zgjidhjen e krizës

Presidenti italian Sergio Mattarella nis sot konsultimet politike për zgjidhjen e krizës qeverisëse pas dorëheqjes një ditë më parë të kryeministrit Giuseppe Conte.

Për 2 ditë rresht ai do të takohet me përfaqësues të të gjitha forcave politike në vend për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme për qeverisjen e vendit.

Konsultimet politike do të nisin në orën 16.00 në pasditen e sotme (21 gusht) fillimisht me bisedën telefonike me presidentin e Nderit Giorgio Napoletano, i cili momentalisht nuk ndodhet në Romë.

Më pas kreu i shtetit italian do të takohet me kryetarët e dy dhomave të Paramentit, krye senatoren Maria Elisabeta Alberti Casellati dhe me kreun e dhomës së deputetëve Roberto Fico.

Konsultimet do të vazhdojnë me takimin me përfaqësues parlamentarë te rajoneve autonome italiane dhe më pas me ato të grupit misto e të Partisë “Liberi e Uguali”.

Takimet me përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike në vend do të nisin në ora 10 dite e enjte 22 gusht.

Fillimisht Presidenti italian do të takoj grupin parlamentar të Partisë Fratelli d’Italia, më pas atë të Partisë Demokratike, të Forza Italia, të Partisë Lidhja duke mbyllur konsultimet me grupin parlamentar të Lëvizjes 5 Yje.

Dorëheqja e kryeministrit Conte erdhi pas deklaratëe më 8 gusht të zëvendës kryeministrit Matteo Salvini për zgjedhje të parakohshme dhe dorëzimit në parlament nga Partia Lidhja të kërkesës së votëbesimit ndaj kreut të qeverisë italiane.

Kryeministri i dorëhequr Conte zgjodhi të dorëzoj mandatin para se parlamenti të mblidhej për të diskutuar mbi mocionin e votëbesimit të kërkuar nga legustët.

Në fjalën e tij në Senatin Italian, një ditë më parë Giusepoe Conte sulmoi ashpër Matteo Salvinin duke e cilësuar si një politikan që drejtohet nga interesa personale e partiake.

“Kërkesa jote nëpër sheshe duke kërkuar mbështetjen e popullit për të pasur fuqi të plota me preokupon,”-tha ai. “E të shfaqësh simbolet katolike në takimet me popullin është shenjë e inkoshiencës fetare.”

Ndërkohë nga 5 Yjet, Matteo Salvini akuzohet se duke treguar devotshmërinë ndaj Madonnës gjatë udhëtimit në Kalabri është shenjë mesazhesh sekrete ndaj mafiozëve të Ndranghetas, në një territor ku kjo mafia ka treguar lidhjet e saj me Madonnën e Polsit.

Gjithashtu në fjalën e tij në Senat, ish kryeministri Conte i kujtoj Matteo Salvinit skandalin e audio përgjimit mbi dyshimin e financimit nga fonde ruse të Partisë Lidhja.

SHKARKO APP