Presidenti Ivanov kërcënon Zaevin: Po nuk arrite të vish në pushtet, rrezikon burgun
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov në një intervistë për “Viner Cajtung” madje ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev, nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet.
“Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do t’i hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara”, kërcënoi Ivanov.
Ivanov ka thënë se çdo qeveri e votuar në Kuvend dhe pa marrë mandatin nga ai, do të jetë qeveri jolegjitime. Në këtë drejtim Ivanov tha se nuk do t’i japë mandatin Zaevit, nëse ndërmarr një hap të tillë në Kuvend.