Presidenti maqedonas i fal gjithë politikanët nën hetim

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se është gati që të firmosë faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetim, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore, por edhe për një politikan që është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov gjithsesi nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë, por ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët edhe për arsyen se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregojë përmes procedurës gjyqësore.

Ndërkohë, zhurnal.mk shkruan se Ivanov ka amnistuar nga veprat penale edhe ish-shefin e policisë secrete, Sasho Mijallkov; ish-ministren Gordana Jankullovska; kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish- ministrin e brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.

SHKARKO APP