Presidenti: Po të merrja vetëm 400 euro rrogë, edhe unë do ikja nga vendi!
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një fjalim që mbajti para të rinjve, ka bërë një deklaratë të bujshme.
”Ata kanë vetëm një jetë, të gjithë ne kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur që ta harxhoj në negociatat me BE që zgjasin vite të tëra, ndërsa paga mestare në vendin tim është 400 euro. Të mos isha president edhe vetë do të largohesha nga vendi im” – tha Presidenti maqedonas, çka solli reagime mediatike. Ndërkohë në rrjetet sociale ai u pëlqye për sinqeritetin e treguar.