Prezantohet platforma për status special të Sanxhakut
Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut u ka dërguar zyrtarëve të Serbisë, Malit të Zi dhe bashkësisë ndërkombëtare Platformën për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut. Kështu ka njoftuar lideri i kësaj partie, Sulejman Uglanin, raporton B92.
Ai, gjatë një konference me gazetarët ka thënë se komuniteti ndërkombëtar “e ka toleruar heshtazi okupimin serbomadh të Sanxhakut që nga viti 1918 e deri më tash”. “Koha është që bashkësia ndërkombëtare të ndreq atë gabim dhe t’ia kthejë Sanxhakun për qeverisje qytetarëve që u takon. Në përputhje me këtë, Platforma për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut është kontributi ynë për normalizimin e marrëdhënieve, demokratizim dhe stabilitet rajonal, në procesin e eurointegrimeve dhe integrimit në NATO të vendeve që dolën nga zhbërja e ish -RSFJ-së”, është shprehur Uglanin.
Me atë platformë parashihet vendosja e statusit special për Sanxhakun, me pushtet lidhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si mekanizëm i përhershëm dhe të qëndrueshëm, që siguron zhvillim shoqëror e ekonomik të papenguar dhe që ofron shanse të barabarta për të gjith qytetarët.
Sipas tij , statusi special i Sanxhakut është çelës për zgjidhjen e konflikteve politike e territoriale të vendeve fqinje dhe popujve të Ballkanit dhe duhet të jetë nukleus i stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Kërkesa u është dërguar organeve përkatëse të Serbisë dhe Malit të zi, theksojnë raportimet.