Prokurori i Speciales: Nuk kemi kërkuar ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi
Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman, ka konfirmuar se nuk ka lëshuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
“Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vetë ajo.
Kjo nuk është bërë me kërkesën time”, ka thënë Schwendiman pSchwendimanr gazetën serbe “Vecernje novosti”.
Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.