Protesta në Serbi, kërkohet largimi i Vuçiç

Mijëra qytetarë serbë parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Protesta e sotme pasoi tubimin e partisë së presidentit Vuçiç të enjten gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Beograd. Kritikët e Vuçiçit thonë se ai e organizoi tubimin në një përpjekje për të treguar se ka më shumë mbështetës sesa kundërshtarët e tij në Serbi.

Turma parakaloi duke brohoritur “Vuçiç largohu” para selisë së televizionit publik, i cili ka injoruar në masë të madhe protestat, të cilat kanë zgjatur për disa javë.

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medies dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve, shkruan KP. Protestuesit kërkuan liri të medies si parakusht për zgjedhje të lira e të drejta.

Protestat me sloganin “Një nga pesë milionë”, filluan shtatë javë më parë me moton “stop këmishëve të përgjakura”, ku si shkas ishte sulmi mbi Borislav Strefanoviçin.

SHKARKO APP