Protesta para Kuvendit, kërkohet dorëheqja e Zaevit
Një grup qytetarësh janë grumbulluar para Kuvendit dhe po protestojnë kundër Marrëveshjes me Greqinë.
Ata kanë vendosur një podium para Kuvendit dhe po mbajnë fjalime kundër referendumit të sotëm ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zaev.
Nga ana tjetër janë vërejtur forca të shtuara të policisë dhe kanë krijuar edhe një kordon para tij.
Zhvillimet vinë pas pjesmarrjes së ulët në referendumin për emrin.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deklaroi se se deri në orën 18.30 në referendumin për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit kanë votuar 34.09 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.