Protesta të reja në Selanik dhe Athinë kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Dy protesta të reja kundër marrëveshjes së Prespës per emrin e Maqedonise jane zhvilluar sot pasdite në Selanik dhe Athinë.

Tubimet nuk janë të lidhura mes tyre, ndërsa si organizatorë lajmërohen lëvizje qytetare të cilat janë të njohura pak për opinionin, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në kryeqytetin grek, në sheshin ‘Sintagma’ para parlamentit grek, në orën 18:00 sipas kohës lokale, për protesta bën thirrje “Lëvizja për mbrojtje kombëtare dhe për Maqedoninë – Aleksandri i Madh” dhe “Komisioni shkencor për çështje kombëtare”. Ata protestojnë për “të ndaluar marrëveshjen e tradhtisë”.

“Greqia nënkupton Maqedoni. Të gjithë grekët, të bashkuar së bashku para parlamentit të Sintagmës, të dielën më 1 korrik në orën 18. Do të jemi aty që ta mbrojmë Greqinë tonë, Maqedoninë, historinë, sovranitetin kombëtar, Kushtetutën dhe demokracinë”- shprehen organizatorët përmes videove të publikuar në rrjetet sociale.

Nderkohe në orën 19:00 sipas kohës lokale, është zhvilluar tubim në Selanik dhe marsh protestues përgjatë rrugëve të qytetit kunder marrëveshjes e cila përmban termin Maqedoni.

SHKARKO APP