Protestat kundër ”Open Balkan”, Abazoviç flet nga Bukureshti: I dha vrull procesit të Berlinit

Mbrëmjen e së martës, qindra e mijëra qytetarë të Malit të Zi, mbajtën një protestë kundër nismës rajonale ”Open Balkan”, ku janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë një vizite në Bukuresht, tha se nismat e ”Open Balkan” dhe ”Procesit të Berlinit” nuk e pengonin njëra tjetrën, por përkundrazi vepronin si një konkurrencë e shëndetshme.

“Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit, situata është paksa e kundërt. Ballkani i Hapur i dha vrull procesit të Berlinit, ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, tha Abazoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?