Protestat “shkundin” Beogradin. Vuçiç nxjerr tanket (FOTO)
Vala e protestave që ka ndezur këtë fillim dhjetori Parisin dhe Tiranën, “shkundi” mbrëmjen e djeshme edhe Beogradin pasi rreth 40 mijë qytetarë serb janë ngritur në protestë kundër Presidentit Aleksandër Vuciç.
Protesta paqësore në qendër të Beogradit u zhvillua të shtunën si kundërpërgjigje ndaj një sulmi që ju bë një politikani të opozitës, por edhe për të kërkuar ndryshime të politikave nga Vuçiç dhe partia e tij.
Protesta u zhvillua me sloganin “Ndaloni gjakderdhjen në këmisha”, duke iu referuar dhunës ndaj Borko Stefanoviç dhe demonstruesit kënduan teksa marshonin në qendër të qytetit.
Stefanoviç u sulmua nga një grup njerëzish të veshur me veshje të zeza më 23 nëntor në qytetin jugor të Krushevcit dhe pësoi lëndime të lehta nga rrahja me një shufër hekuri.
Vuçiç tha se sulmuesit e Stefanoviç u arrestuan pak pas incidentit, por figurat e opozitës pohojnë se partia e tij ishte e përfshirë në këtë incident – diçka e mohuar me forcë nga udhëheqësit progresivë.
“Lufta duhet të zhvillohet me zë të lartë duke kënduar kundër këtij regjimi të neveritshëm dhe të paqëndrueshëm”, tha Branislav Trifunoviç, një aktor dhe udhëheqës i protestës, para turmës që e priti me ovacione.
Aktivistët e opozitës thanë se Vuçiç është një autokrat dhe akuzon Partinë e tij Progresiste Serbe si të korruptuar.