Protestë e madhe në Prishtinë për 11-vjeçaren e abuzuar: Çika e gra, jemi bashkë krah për krah
Akuzimi seksual nga pesë burra me 11 vjeçaren, ka nxjerrë sot në Prishtinë mijëra vajza, gra dhe burra për të kërkuar drejtësi dhe siguri për gjininë femërore në Kosovë.
Nën brohoritjen “Kërkojmë mbrojtje për vajzat dhe gratë”, u kërkua dënimi i merituar për të gjithë dhunuesit e vajzave dhe grave. “Boll më, nuk durojmë”, “Pedofilët në burg”, “Poshtë patriarkati”, “Poshtë përdhunuesit”, “Përdhunuesit në burg”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
Në duart e protestuesve ishin edhe fotografitë me emrat e pesë personave që dyshohet se dhunuan 11-vjeçaren.