Protestë në Prishtinë: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

35-vjeçarja Hamide Magashi u vra pak orë para se të sillte në jetë fëmijën e parë, ajo u vra në derën e maternitetit nga ish-burri, i cili vijon që të jetë në arrati. Këtë mbrëmje në Prishtinë po mbahet një protestë.

“Dorëheqja nuk mjafton, dorëheqja nuk mjafton. Mos i lini të lirë dhunuesit e grave”.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë dhe nuk i kursejnë kritikat ndaj qeverisë.

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të dhënë informacione nëse kanë dijeni se ku ndodhet autori i vrasjes së 35-vjeçares në maternitetin e Prishtinës. Që prej mbrëmjes së djeshme policia është në kërkim të Sokol Halilit, i cili dyshohet se mund të jetë larguar edhe jashtë vendit.

SHKARKO APP