Protestë për anulimin marrëveshjes Kroaci-Vatikan dhe ndarjen e kishës nga shteti

Rreth 200 protestues u mblodhën në qendër të Zagrebit për të kërkuar anulimin e marrëveshjes me Vatikanin dhe ndarjen e kishës nga shteti

ZAGREB  – Në sheshin Strossmayer të Zagrebit u mbajt tubimi i katërt me radhë “Anulimi! 4”, në të cilin u mblodhën mbi dyqind protestues që kërkojnë anulimin e marrëveshjes të nënshkruar mes Kroacisë dhe Vatikanit.

Mesazhi kryesor i protestuesve ishte që Kroacia duhet të anulojë marrëveshjet me Vatikanin dhe me këtë të ndajnë kishën nga shteti. Protestuesit kundërshtuan përfshirjen e kishës në programin e arsimit dhe u shprehën kundër lutjeve të detyruara në kopshte dhe shkolla fillore.

Mirna Zlatiç, përfaqësuese e shoqatës organizatore të protestës, ndër të tjera, lexoni një pasazh nga libri për edukimin fetar nga klasa e 8-të në të cilin shkruan se me ateizëm dhe pa Zot u edukuan ata që ngritën Aushvicin.

Zlatiç theksoi se në këtë mënyrë fëmijët edukohen se të gjithë ata që nuk janë katolikë janë pikërisht njerëzit e këqij, dhe se kisha i përdor shkollat për të indoktrinuar fëmijët. Ajo më tej shton se indoktrinimi i fëmijëve nuk do të ndodhë vetëm në orët e arsimit fetar, por edhe në lëndët tjera, si gjatë orëve të gjuhës kroate, biologjisë apo historisë.-AA

SHKARKO APP