Protestuesit në Beograd: “Sundim autokratik i Vuçiç”

Protestuesit në Beograd të cilët janë shprehur se janë kundër sundimint autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë, të shtunën në mbrëmje.

Policia u fut në ndërtesë dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitar. Disa nga drejtuesit e protestave thanë më herë se nuk do të largohen derisa nuk u jepet hapësirë në lajmet qendrore të së shtunës.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, paralajmëroi përndjekjen e atyre që hynë në ndërtesë. Ky ishte incidenti më i rëndë pas disa muajsh protesta kundër presidentit serb, teksa protestuesit po kërkojnë dorëheqjen tij, zgjedhje dhe media të lira dhe më shumë demokraci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritikët e akuzojnë presidentin Vuçiç për vendosje të autokracisë nëpërmjet kontrollimit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtarëve, akuza të cilat kundërshtohen nga Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?