Protestuesit në veriun e Kosovës, Kurti akuzon: Janë ekstremistë të dirigjuar nga Beogradi zyrtar

Kryeministri Albin Kurti në prani të ambasadorëve të QUINT-it, të cilët i ka pritur pasditen e së hënës, ka thënë se protestat në veri vijnë nga turma me ekstremistë të dirigjuar nga Beogradi zyrtar. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga qeveria e Kurtit, thuhet se veprimet edhunshme dueht të dënohen nga të gjithë.

“Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-Kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Bashkë me Kurtin, në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka qenë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?