Publicisti Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë kundër Shqipërisë

Publicisti Kim Mehmeti komenton thirrjet antishqiptare që u bënë në Maqedoninë e Veriut, ku thotë se elitat politike dhe shoqërore ndikojnë në krijimin e një klime tensioni.

”Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera”, tha Mehmeti.

Sipas Mehmetit, këto mesazhe negative dhe thirrjet për dhunë nuk lindin rastësisht, por pasqyrojnë ndikimin e ideologjive dhe qëndrimeve të një pjese të shoqërisë dhe udhëheqësve të saj. ”Këta janë fëmijë që kërkojnë dhunë ndaj shqiptarëve, por në fakt vetëm pasqyrojnë urrejtjen dhe bindjet që u transmetohen nga elitat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?