Publikohen rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për “Maqedoni më të Mirë” ka fituar 452.709 vota (38,06%), LSDM dhe Koalicioni 436.469 (36,69%), BDI 86.812 (7,30%) dhe Lëvizja Besa 57.927 (4,87%)

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas 99.72 për qind të votave të numëruara në 3.514 prej gjithsej 3.524 vendvotimeve, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për “Maqedoni më të Mirë” ka fituar 452.709 vota (38,06%), LSDM dhe Koalicioni 436.469 (36,69%), BDI 86.812 (7,30%), Lëvizja Besa 57.927 (4,87%), Aleanca për Shqiptarët 35.091 (2,95%) dhe PDSH 31.017 (2,61%) vota, raporton Anadolu Agency (AA).

VMRO për Maqedoninë ka 24.449 vota (2,06%), Levica (E Majta) 12.119 (1,02%), Koalicioni për ndryshime Blloku i Tretë 10.083 (0.85), Partia Liberale 3.840 (0,32%), ndërsa PPD 1.142 (0,10%) vota.

Në njësinë zgjedhore 1 nga 100 për qind e të dhënave të marra VMRO-DPMNE ka fituar 72.833 vota ose 33.45 për qind, PDSH ka 4.841 vota ose 2.22 për qind, BDI 12.871 ose 5.91 për qind, LSDM 92.190 vota ose 42.34 për qind, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi 3.152 vota ose 1.45 për qind, Aleanca për Shqiptarët 3.769 ose 1.73 për qind, Partia Liberale 1.331 ose 0.61 pqr qind, Koalicioni VMRO për Maqedoninë 3.808 ose 1.735 për qind, Lëvizja Besa 11.591 vota ose 5.32, Levica (E Majta) 4.556 ose 2.09 për qind.

Në njësinë zgjedhore 2 nga 100 për qind të të dhënave të marra nga komisionet komunale zgjedhore, mësohet se VMRO-DPMNE ka 73.707 apo 36,15 për qind, PDSH 5.938 apo 2,91 për qind, BDI 16.863 apo 8,27 për qind, LSDM 69.837 apo 34,25 për qind. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi 2.146 apo 1,05, Aleanca për shqiptarët 6.051 apo 2,97 për qind, Partia liberale 734 apo 0,36, Koalicioni VMRO për Maqedoni 3.264 apo 1,60 për qind, BESA 16.119 apo 7,91 për qind, Levica (E Majta) 2.401 apo 1,18 për qind.

Nga njësia e zgjedhore 3 janë publikuar 100 për qind e rezultateve. Sipas këtyre të dhënave, 102.832 vota apo 50,36 për qind ka fituar VMRO-DPMNE, PDSH 587 apo 0,29, BDI 1.142 apo 0,56, LSDM 81,209 apo 39,77 për qind, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi 1.359 apo 0,67 për qind, Partia liberale 743 apo 0,36, VMRO për Maqedoni 6.700 apo 3,28, Levica ( E Majta) 1.767 apo 0,87 për qind.
Sipas njëqind për qind të rezultateve të marra nga votimi në njësinë zgjedhore 4, VMRO-DPMNE ka 101.617 vota apo 47,96 për qind, BDI 481 apo 0,23 për qind, LSDM 94.780 apo 44,73, Koalicioni për ndryshime dhe Drejtësi 1.894 apo 0,89 për qind, Partia liberale 603 apo 0,28, Koalicioni VMRO për Maqedoni 4.723 apo 2,23 për qind, Levica (E Majta) 1.394 apo 0,66 për qind.

Nga 100 për qind të të dhënave të marra për votimin në njësinë zgjedhore 5 VMRO-DPMNE 72.340 apo 38,51për qind, PDSH 3.426 apo 1,82 për qind, BDI 13.982 apo 7,444 për qind, LSDM 71.020 apo 37,81 për qind, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi 1.239 apo 0,66 për qind, Koalicioni Aleanca për shqiptarët 7.355 apo 3,92 për qind, Partia liberale 429 apo 0,23, Koalicioni VMRO për Maqedoni 4.951 apo 2,64 për qind, BESA 5.153 apo 2,75 për qind, E Majta 2.001 apo 1,07 për qind.

Në njësinë zgjedhore 6 nga njëqind për qind e të dhënave të përpunuara VMRO-DPMNE ka fituar 26.134 vota apo 16,54 për qind, PDSH 16.225 apo 10,27 për qind, BDI 40.599 apo 25,70, LSDM 25.828 apo 16,35, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi 239 apo 0,19, PPD 1.142 apo 0,72, Koalicioni Aleanca për shqiptarët 17.916 apo 11,34 për qind, Koalicioni VMRO për Maqedoni 919 apo 0,58 për qind, BESA 25.054 apo 15,86 për qind.

Në Njësinë e shtatë zgjedhore ku ka votuar diaspora, nga 78,26 për qind e votave, në 36 nga 40 vendvotime, VMRO-DPMNE ka fituar 3.246 vota apo 54,28 për qind, LSDM 1.605 apo 26,84 për qind, BDI 875 apo 14,63 ndërsa VMRO për Maqedoni 84 vota apo 1,40 për qind.

Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski në konferencën për shtyp herët në mëngjes, në KSHZ, deri në orën tre të mëngjesit nuk ka arritur asnjë ankese lidhur me procesin e votimit.

SHKARKO APP