Publikohet video tronditëse e vrasjes së Arkanit
Kanë kaluar 17 vjet, dhe vrasja e Arkanit mbetet po aq intriguese për publikun. E kush është porositësi i likuidimit të tij, ende nuk dihet.
Më 15 janar të vitit 2000, përpara ndërtesës së hotel “Intercontinental”, sot “Crown Plaza”, për rreth 17 orë kishin qëndruar dy makina.
Nga një Opel Kalibra kishte dalë Dragan Nikoliç Gagi dhe Milan Gjuriçiç Miki, të cilët edhe më herët kishin qenë të njohur për policinë.
Nga vetura tjetër, nga një Golf, kishin dalë Zoran Nikoliç Pegla, si dhe një anëtar i çetës së dytë të Batalionit të Parë të Brigadës së Policisë së Beogradit, Dobroslav Gavriç.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=h8r0fLq0ZOQ” width=”560″ height=”315″]
Pegla kishte qëndruar në parking, ndërsa këta tre të tjerët hynë në holl, të përgatitur për të kryer një vrasje të trefishtë, tregon “Dnevni Avaz”.
Në hollin e hotelit Arkani ishte i ulur në një tavolinë larg recepsionit. Në hotel kishte ardhur me gruan e tij, Svetlana Ceca Raznatovic, motrën e saj Lidija Veliçkoviç, si dhe truprojën Zvonko Mateoviç.
Ndërsa motrat, të shoqëruara nga Mateoviç po bënin një shëtitje nëpër dyqane, Arkani, së bashku me shokët ishin të ulur në holl. Disa minuta pas orës 17:00, hyrë brenda Gagi dhe Miki.
Ata i shtrënguan duart me Arkanin dhe u drejtuan për shkallët që çonin tek sallat e mbledhjeve
Gavriç u ul në një kabinë, disa metra prapa Arkanit. Një minutë më vonë, Gavriç u ngrit nga tavolina.
Nga palltoja ai e kishte nxjerrë një armë “CZ 99”. Tre plumba qëlluan Arkanin në pjesën e prapme të kokës. Në dyshemenë e hollit të “Intercontinental” vizitorët u shtrinë për tokë për tu shpëtuar plumbave.
Policia në vendngjarje erdhi shpejtë, por jo autoambulanca. Ceca dhe Lydia, qanin dhe luteshin për ndihmë, duke tërhequr zvarrë Arkanin në dalje të hotelit.
Ceca u përpoq për të bindur një oficer të policisë që ta dërgonin Arkanin në spital me një makinë policie.
Ai e kishte refuzuar, sepse nuk kishte leje nga shefi i tij. Më në fund, me një BMW, Arkani u dërgua në Urgjencë. Por kur mbërriti atje ishte deklaruar zyrtarisht i vdekur. /360grade.al