Publikoi në Facebook njoftimin për vdekjen e Vuçiç, arrestohet 67-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar 67-vjeçarin me inicialet R.M., për arsye se kishte postuar një lajm në Facebook ku shkruhej se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vdekur.

I dyshuari është arrestuar me akuzën për rrezikim të sigurisë, pasi edhe një pistoletë është gjendur në apartamentin e tij e cila është konfiskuar me urdhër të prokurorisë.

I dyshuari është dërguar në paraburgim 48 orë, pas të cilave do të shfaqet para gjykatësit kompetent me një raport kriminal.

Më herët një burrë 49-vjeçar nga Sabaçi i Serbisë, është arrestuar pasi që kishte kërcënuar fëmijët e Vuçiçit nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter. Edhe atij i është dhënë masa e paraburgimit 48 orë

SHKARKO APP