Punonjësit afgan mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut, shpenzimet i mbulon SHBA

44 afganë kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut për të përfituar strehim të përkohshëm.

Ata kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit më 15 shtator dhe janë grupi i dytë që mbërriti në Maqedoninë e Veriut, që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit muajin e kaluar.

Afganët u pritën nga pjesëtarë të Kryqit të Kuq dhe më pas u akomoduan në hotele pranë Shkupit. Shumica e të evakuuarve punojnë për një shoqatë bamirëse të quajtur “Turquoise Mountain” nga Princi Charles i Britanisë.

Qeveria tha se afganët do të vendosen përkohësisht në Shkup, derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar.

SHKARKO APP