Putin kurdis trazira në Bosnjë: U jep 40 milion dollarë serbëve për shkëputje

resienti rus, Vladimir Putin ka nxitur kreun eRepublika Srbska në Bosnje, Milorad Dodik që të shkëputet nga Sarajeva, duke përkraur politikisht referendumin që kanë shpallur serbët dhe duke i dhënë njëherësh 40 milionë dollarë Banja Lukës për të siguruar financat e pavarura.

Këtë e bën të ditur portal rus i propagandës Sputnik, në faqen e tij në gjuhën serbe.

Ndërkaq, presidenti i Republika Srbska, ka kërcënuar hapur se etniteti i tij që ka dalë nga Konferenca e Dayton-it do të shkëputet nga Bosnje-Hercegovina.

Milorad Dodik, ka sjellë një atmosferë lufte kur ka kërcënuar muslimanët e Bosnjës se “gjithçka është gati”.

Duke sulmuar një politikan musliman boshnjak, ish-komandantin e ushtrisë boshnjake gjatë kohës së luftës, Sefer Haliloviç, Dodik tha se “dhunës do t’i përgjigjemi me shkëputje”.

Haliloviç, në një intervistë që ka dhënë në mediat e Sarajevës ka bërë të ditur se tashmë njerëzit duhet të përgatiten sërish për një përpjekje për të ruajtur vendin nga një sulm i mundshëm.

Ndërkaq, Dodik tha se “nëse do të ketë përplasje ne do të shpallim largimin nga Bosnje-Hercegovina në mënyrë të menjëhershme.

Sputnik e ka pyetur Dodik se a pret ndihmën e Serbisë dhe Rusisë në një luftë të mundshme në Bosnjë, dhe ai është përgjigjur: “llogaris ndihmën e të gjithëve, por në radhë të parë pres ndihmën e popullit tim”.

Ish-komandanti i armatës së Bosnjes në kohën e luftës, Haliloviç i cili është edhe kryetari i një force politike nacionaliste të muslimanëve, ka deklaruar se nëse shkëputet pjesa eRepublika Srbska, do të duhet që me forcë të ndalohet ndarja e vendit. Argumenti i tij mbështetet në Marrëveshjen e Dayton-it që ndalon çdo veprim të njëanshmëm të marrë nga ndonjë etnitet i Bosnjes. Sipas marrëveshjes që e ka pranuar edhe Rusia, asnjëri prej tre etnive, muslimanët, serbët dhe kroatët nuk ka të drejtë të marrë veprime të njëanshme për të ardhmen e tyre. E vetmja zgjidhje është shteti i përbashkët që qeveriset me konsensus nga tre palët.

Por serbët kërkojnë të përsërisin një precedent të Krimesë në Ballkan.

Siç e ka bërë të ditur edhe BBC ditët e fundit, Putin ta eksperimentojë Krimene në rajon, duke provokuar një konflikt në Bosnjë që mund të ketë pasoja shkatërruese për stabilitetin e Ballkanit.

Por Serbia nuk e përkrah këtë referendum hapur, sepse ndryshe juridikisht do të duhet të braktiste përfundimisht Kosovën nga Kushtetuta e saj.

Por mediat e Bosnjës kanë folur për lëvizje të mëdha armësh dhe mjetesh nga Beogradi drejt Banja Lukës, që është kryeqendra e Republika Srbska. /tesheshi.com/

SHKARKO APP