Qëllohet me armë shqiptari në qendër të Athinës
Një shtetas shqiptar është plagosur me armë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në sheshin Viktoria, fare afër qendrës së kryeqytetit.
Persona të panjohur kanë shtënë me armë të paktën pesë herë kundër viktimës, që është plagosur te këmbët.
Më pas, një autoambulancë ka marrë viktimën dhe e ka çuar në spital.
Viktima, identiteti dhe mosha e të cilit nuk janë bërë të ditur, ndodhej në një berberanë me pronar shqiptar. Madje fillimisht u tha se ishte qëlluar vetë pronari.
Mirëpo dëshmitarët thanë se viktima ishte ndër klientët e lokalit.
“U dëgjuan pesë të shtëna. Pastaj pashë dy veta dhe një të tretë që hipën në motor dhe u larguan”. Ndodhi rreth orës 13:10 apo 13:15.
Autoambulanca u vonua shumë, jashtëzakonisht shumë. Supozoj se u qëllua një klient, sepse pronarin e njoh”.
Në vendngjarje ka forca të policore që po mbledhin prova.
Policia dyshon se atentati është bërë për larje hesapesh, ose për t’i dhënë një mesazh viktimës.
/Ora News