Qeveria do bllokojë mallrat serbe! Vuçiç akuzon Kurtin për provokim lufte: Populli do vdiste urie
Vendimi i fundit nga qeveria e Kosovës, është që do të ndalojë hyrjen e mallrave serbe në vend. Në një intervistë për RTS, presienti serb, Aleksandër Vuçiç thekson se Albin Kurti nuk mund të bllokojë mallrat serbe. Madje, shton se kryeministri i Kosovës po kërkon që popullin serb në Kosovë të vdesë nga uria.
“Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot, që nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret e tjera. Nuk mund ta bëni! Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë. për t’i lënë pa ushqimet bazë, qumësht e bukë. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës”, tha Vuçiç.
Vuçiç komentoi dhe pengmarrjen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, që ai vetë e quan arrestim, pasi thotë se u kapën në territorin serb. ”Ne jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha të dhënat dhe provat. Ata nuk janë rrahur, keqtrajtuar apo shpërfytyruar siç ka ndodhur me serbët e arrestuar nga policia e Kurtit”,-tha më tej Vuçiç.