Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mblidhen sot në Shkup

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot mbledhjen e parë të përbashkët në Shkup.

Kjo seancë do të drejtohet nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev bashkë me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Për delegacionin e Qeverisë së Kosovës do të ketë pritje protokollare në pikën kufitare në Bllacë nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Pas kësaj, Zaev do të pres Kurtin me nderime të larta shtetërore. Dy kryeministrat do të zhvillojnë edhe një takim, sikurse takimet në mes ministrave të dy qeverive.

Përgjatë këtij takimi të përbashkët do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme si në atë të energjetikës, infrastrukturës, ekonomisë, turizmit e të tjera.

Në kuadër të kësaj, Zaev dhe Kurti do të ketë edhe një konferencë për mediat.

SHKARKO APP