Qeveria Greke: Do të shëmben shtëpi që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin

Zëdhënësi i Qeverisë Greke, Dhimitër Tzanakopoulos theksoi se Qeveria Greke është e predispozuar të përballet me interesa dhe të shembë shtëpi të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, me qëllim shmangjen e një katastrofe të ngjashme në të ardhmen.

“Përparësi e Qeverisë, vazhdoi ai, është një listë me 2500 ndërtime informale në zonë pyjore dhe 685 shtëpi të tjera pa leje në zona bregdetare të Attikës”.

Ai nënvizoi gjithashtu se proçedurat do të jenë sa më të shpejta të mundëshme dhe shtoi se Ministri i Energjisë dhe Ambientit do të ketë më shumë informacion, që sot, në lidhje me listën e banesave informale.

Zëdhënësi Qeveritar vuri në dukje se në Greqi janë depozituar ndërkohë me qindra kërkesa prej të prekurve nga zjarret. Ecuria e depozitimit të kërkesave është normale dhe deri dje ishin depozituar 429 kërkesa në Rafina, në Marathona, në Kineta dhe në Ministri.

Për më tepër, që dje funksionon linja telefonike me nr 210-6247000 në të cilën mund të komunikojnë të prekurit nga zjarret dhe të informohen për çështje që kanë të bëjnë ose me Ministrinë e Infrastrukturës ose për çështje tatimore.

SHKARKO APP