Qeveria greke rrit limitin e tërheqjeve nga depozitat bankare

Qeveria greke ka njoftuar një lehtësim tjetër në qarkullimin e kapitaleve bankare të qytetarëve.

Që nga qershori 2015, qytetarët nuk kanë lirshmëri në tërheqjen e parave nga depozitat e tyre, por ata mund të tërhiqin vetëm një sasi të caktuar, që aktualisht shkon deri në 840 euro në dy javë.

Masa, që ka marrë emrin kontroll i kapitaleve (capital controls), u vendos me qëllim që të përmbante rrjedhjen e parave nga bankat greke, pak ditë para referendumit të 5 korrikut 2015. Në ato ditë rrezikohej qëndrimi i Greqisë në euro dhe njerëzit ishin përfshirë nga paniku. Për shumë muaj, qytetarët nuk mund të tërhiqnin vepse 60 euro në ditë nga depozitat e tyre bankare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, ata mund të marrin përnjëherë nga 1.800 euro në muaj. Por me kusht që gjatë muajit të mos jenë bërë tërheqje të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i firmosur nga ministri i financave, do të hyjë në fuqi më 1 shtator.

Ky lehtësim i ri interpretohet nga qeveria si një tjetër shenjë pozitive në krizën ekonomike dhe financiare që ka përfshirë Greqinë prej 7 vjetësh.

Muajin e kaluar Greqia emetoi obligacione shtetërore, për herë të parë pas tre vjetësh. Ndërsa të enjten, Banka Qendrore Europiane reduktoi limitin e kreditimit të bankave greke me likuiditete emergjence.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?